Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka emëruar tre futbollistë që mund të zëvendësojnë sulmuesin norvegjez Erling Haaland.
Norvegjezi ka shënuar tashmë katër gola në dy xhirot hapëse të Ligës Premier këtë sezon dhe ka arritur numrin e 94 golave në 101 ndeshje për klubin.
Këtë sezon, ai është i vetëm në krye të sulmit të Citizens që kur Julian Alvarez u largua nga klubi për t’iu bashkuar Atletico Madridit dhe megjithëse ata po konkurrojnë në të gjitha frontet, ata nuk pritet të sjellin një sulmues të ri deri në fund të afatit kalimtar.
Guardiola beson se Phil Foden, James McAtee dhe Ilkay Gundogan mund të zëvendësojnë norvegjezin në krye të sulmit të Citizens, edhe pse asnjëri prej tyre nuk është sulmues klasik.
Para ardhjes së Haaland, City luajti me një “nëntë fals” për dy sezone, dhe atë rol e plotësuan Foden, Gundogan dhe Kevin de Bruyne.
“Erling nuk mund të luajë çdo ndeshje, por Foden mund të luajë në atë pozicion si McAtee dhe madje edhe Gundogan”, deklaroi Guardiola për beIN Sports.
“Nuk e di se çfarë do të ndodhë deri në fund të afatit kalimtar, por mendoj se kemi një ekip cilësor në dispozicion”, shtoi trajneri spanjoll. /Telegrafi/
Posta e Kosovës lëshon në qarkullin pullat postare me Xhamin...
Jeta Zymberi- Selmani kandidatja më e re për deputete nga ra...
Çitaku vizitoi Thaçin në Hagë: Asnjë gjykatë nuk mund ta ndr...
Ministri i Mbrojtjes i Letonisë nesër vjen për vizitë në Kos...
Sonte dy sfidat kthyese të çerekfinaleve në Kupën e Kosovës
Gruaja që u aksidentua nga nënkoloneli Goran Stojanoviq ësht...