Sot me fillim nga ora 16:00 do të përcaktohet titulli i Premierligës.
Janë Manchester City dhe Liverpool që po kërkojnë lavdinë në futbollin anglez, ku pas 37-xhirove, City kryeson me 95 pikë, një më shumë se ‘The Reds’.
Manchester City për t’u shpallur kampion ka nevojë për fitore në ndeshjen aspak të lehtë në udhëtim te Brighton, ndërsa Liverpool në ‘Anfield Road’ takohet me Wolves.
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, u ka ndaluar asistentëve të tij që gjatë ndeshjes të shikonin se çfarë po ndodh në ‘Anfield Road’.
Guardiola në kërkesën e tij ka qenë i qartë, ai dëshiron të dijë vetëm se çfarë bën skuadra e tij,për të mbajtur lojtarët të fokusuar vetëm te sfida ndaj Brighton./Insporti
Sulm kibernetik ndaj Postës Shqiptare
Media ndërkombëtare shkruan për fitoren spektakolare të Koso...
Të dielën ndryshohet ora, akrepat shkojnë 60 minuta para
Fitorja historike e “Dardanëve”, Agim Ademi: Kosova nuk dorë...
Rruga Pejë–Kullë–Rozhajë bllokohet për kamionë shkaku i borë...
Kosova dhe Ballkani mbeten prioritet strategjik për NATO-n