Dani Alves duket shumë i lumtur për kalimin e tij në PSG. Natyrisht, ai ka siguruar një ekip që lufton për të gjitha trofet.
Transferimi i tij pos trofeve sjellë edhe gjëra tjera për të: shumë para, një projekt të mirë sportiv dhe një qytet të mrekullueshëm për të jetuar. Ajo që nuk mund të kuptohet është lidhshmëria e këtij transferimi me injorimin e shokut të tij te Manchester City, të cilit ia theu fjalën e dhënë.
Braziliani e ka tradhtuar Guardiolën dhe drejtorin e tij, Txiki Begiristain. Tarjneri dhe drejtori sportiv i Cityt ishin të kënaqur me “Po”-në e Alvesit.
Ata e kishin bërë gati edhe formacionin me të dhe kanë projektuar lojën me të, megjithatë befasia erdhi kur ata e kuptuan se PSG me shpejtësi të rrufeshme e kreu këtë marrëveshje.
Tradhëti, hidhërim dhe zhgënjim – Guardiola dhe Begiristain i ndjenë të gjitha këto kur e kuptuan se Alves e ka thyer fjalën e tij.
Tash, Guardiola po kërkon një zëvëndësues dhe Walkerin e sheh si më të mirin për planet e tij. Natyrisht se 50 milionë euro janë shumë, por kjo është kostoja e tradhtisë së shokut.
Mbyllet për publikun seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, ...
Policia identifikon 70-vjeçarin që u gjet i vdekur në një rr...
Oda Amerikane dhe Kusari Lila diskutojnë për reformat për pë...
Tregjet globale bien pas shtyrjes së afatit të Trumpit për I...
Gjyqi për Liridona Ademajn, Kushtrim Kokalla: Për vrasjen e ...
Kurti në Francë për takim me Macronin