Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola raportohet se dëshiron të ribashkohet me ish lojtarin e Barcelonës, Dani Alves, në Etihad këtë verë.
Alves është larguar tashmë nga Paris Saint Germain, dy sezoni pasi iu bashkua klubit falas, transmeton portali arbresh.info.
Ai është një agjent i lirë dhe së fundmi i ka ndihmuar skuadrës kombëtare të Brazilit për të fituar Kupën e Amerikës duke mposhtur kombëtares e Perus me rezultat 3 me 1 në finale.
Daily Mail në Angli pretendon se ish lojtari i Juventusit është duke u kërkuar nga Guardiola në City ndërkohë që edhe Interi është i interesuar për shërbimet e tij.
Por, në mënyrë për të finalizuar marrëveshjen me të, kampioni i Anglisë duhet të heq dorë nga Danilo ndaj të cilit interesimi nga Juventusi dhe Interi është shuar./arbresh.info/
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League
Pas fitores së madhe, Selin ndez rrjetin me një foto me DJ G...