Detroit Pistons po vazhdojnë me fitore pas tranferimit të Blake Griffin dhe tash është shënuar fitore ndaj Portlandit me rezutlat 111-91.
Griffin ishte më i miri me 21 pikë, nëntë kërcime dhe gjashtë asistime, kurse Drummond shtoi 17 pikë e 17 kërcime që e konfirmon formën e tij të lartë.
Detroiti në asnjë moment në takim nuk e kishte në rrezik fitoren.
Në anën tjetër LA Clippers kishte seri 13-0 në duelin ndaj Dallas Mavericks për të mbyllur takimin me fitore 104-101.
Tallinari realizoi 28 pikë, i ndihmuar nga Tobais Harris me 19 pikë dhe 15 pikë nga Lou Williams.
Dirk Nowitzki që arriti 50 mijë minuta në NBA në këtë ndeshje realizoi 12 pikë e 6 kërcime, kurse performanca e bashkëlojtarëve të tij la për të dëshiruar.
Clippers është një fitore larg një vendi që dërgon në playoff, kurse e njëjta situatë është edhe Detroiti që është një fitore larg një pozitë në playoff pas shkëmbimit të madh. /Telegrafi/
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të ka...
OVL-UÇK i reagon Dhomave të Specializuara për Rezolutën e Ku...
Rritet interesimi i turistëve të huaj për Kosovën, ja sa e v...
Kurti organizoi pritje në Ditën Ndërkombëtare të Romëve: Dek...
Kapet i shumëkërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për trafi...
Vrasja e gruas nga kosovari në Austri, arrestohet edhe shitë...