Ylli i Atletico Madridit, Antoine Griezmann ka konfirmuar se ishte në bisedime me klubin në La Liga rreth të ardhmes së tij.
27-vjeçari ka qenë duke u kërkuar për transferim dhe Barcelona është raportuar si lidere në garën për të nënshkruar me reprezentuesin francez, transmeton portali arbresh.info.
Derisa sulmuesi vazhdon të ketë kontratë të vlefshme deri në mes të vitit 2022 në Atletico, Griezmann ka thënë se ai ishte duke diskutuar të ardhmen e tij me klubin.
“Nëse unë do të vazhdoj në Atletico, nuk e di, do ta shohim”, ka thënë Griezmann pasi realizoi golin e barazimit për 1 me 1 ndaj Arsenalit në takimin e parë.
“Ne jemi duke folur me klubin për të parë se çfarë mund të bëjmë”
Griezmann realizoi në minutën e 82′ duke i siguruar gjigantit spanjoll një barazim mjaftë të rëndësishëm në Arsenal./arbresh.info/
Aksident në Prishtinë, s’dihet për të lënduar
Vitality triumfon në IEM Rio dhe shkruan histori në CS2
Maqedonia e Veriut siguron 2 milionë € për ndërtim të rrugës...
Begaj pret Shefin e Shtabit të Ushtrisë Turke, theksohet ale...
I vërshëruar nga ofertat, Lewas iu ofrohet kontrata e re nga...
Zgjedhjet në Bullgari fitohen nga Radev/ Exit pollet nxjerri...