Granit Xhaka duket se ka thumbuar tifozët e Arsenalit me anë të një postimi në rrjete sociale të shpërndarë pas ndeshjes me skuadrën kombëtare të Zvicrës.
Xhakës i është hequr shiriti i kapitenit te Arsenali së fundmi pasi ofendoi tifozët gjatë zëvendësimit në barazimin 2 me 2 kundër Crystal Palaces, transmeton portali arbresh.info.

27-vjeçari nuk ka luajtur në klub qysh pas incidentit , por aktualisht është në detyrë te Zvicra dhe ka luajtur për plotë 90 minuta gjatë fitores 1 me 0 në Grupin D kundër Gjeorgjisë në kuadër të kualifikimeve.
Mesfushori kosovar postoi një foto në Instagram me mbishkrimin:
“Lumturia është kur ju jeni të kënaqur me vetën tuaj dhe nuk keni nevojë për konfirmimin nga të tjerët”
Ky mund të jetë një shkrim dedikuar tifozëve të Arsenalit, të cilët e kanë kritikuar Xhakën në disa raste pas emërimit të tij si kapiten i skuadrës në fillim të sezonit./arbresh.info/
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën