Granit Xhaka ka qenë i përfshirë në një konfrontim mjaftë të ashpër me tifozët e Arsenalit derisa po largohej nga stadiumi Emirates pas eliminimit nga FA Kupa.
Mesfushori kosovar ishte pjesë e skuadrës startuese të “Topçinjve” në disfatën 3 me 1 në shtëpi kundër Manchester United në kuadër të raundit të katërt, transmeton portali arbresh.info.
Mbrëmja për 26-vjeçarin vetëm se shkoi më keq derisa ishte rrugës për në shtëpi.
Shumë tifozë të Arsenalit janë parë të mbledhur afër veturës së tij duke kritikuar reprezentuesin e Zvicrës për performancën e tij në këtë ndeshje në Londër.
Derisa tifozët vazhdonin duke shprehur zemërimin, Xhaka dëgjohet duke iu thënë atyre “heshtni” para se të mbyllte dritaren.
Video është siguruar ekskluzivisht nga tablodi The Sun dhe mund ta shikoni duke klikuar këtu./arbresh.info/
Mbyllet për qarkullim rruga Mirash-Bardh për disa ditë për s...
Kryeqyteti subvencionon ujitjen e 300 hektarëve tokë bujqëso...
Dy muaj nga vdekja tragjike e Xhuana Nikollajt, të afërmit d...
Arsenali mposht West Hamin, hap gjigant drejt titullit
Kurti prezanton Krenare Çerkinin, kandidate për deputete nga...
Osmani akuzon LVV: Ia refuzuan popullit 51% vetëm për të eli...