Steve Bruce ka hedhur poshtë spekulimet që e lidhin Newcastle United me transferimin e Granit Xhakës.
Mesfushori i Arsenalit duket se do të largohet nga klubi në janar pasi i është hequr shiriti i kapitenit si pasojë një përplasje me tifozët në Emirates muajin e kaluar, transmeton portali arbresh.info.
Newcastle United raportohet se ishte e përgatitur për të marrë në huazim Xhakën në dimër kur të rihapet merkato e transferimeve dhe Bruce është pyetur nëse ai është i interesuar për nënshkrimin me kosovarin.
Bruce u përgjigj: “Granit Xhaka? Shiko, kam qenë në detyrë për vetëm dy javë dhe jam përfolur për transferimin e 42 lojtarëve”
“Pra, nuk do të jap ndonjë koment për lojtarët e dikujt tjetër. Ai është një lojtar shumë i mirë”
Mbetet ende e paqartë nëse Xhaka do të luaj te Arsenali sërish ndërkohë që mungon në takimin pasditen e sotme (e shtunë) kundër Leicester Cityt./arbresh.info/
Kongresmenët amerikanë vizitojnë Luginën e Preshevës, Bajrak...
Netanyahu ndan detajet e telefonatës me Trump
Sveçla dhe Hyseni ecin drejt Kalasë së Pogragjës bashkë me k...
“Llugë” në Superligë, mbyllet xhiroja e parafundit – pozita ...
Osmani dhe Abdixhiku falënderojnë bashkatdhetarët në Cyrih t...
Shembet një ndërtesë në Filipine, një i vdekur dhe 21 person...