Futbollisti shqiptar ka regjistruar një rekord negativ te gjiganti anglez.
Granit Xhaka bëri një tjetër gabim në ndeshjen si mysafirë në ndeshjen e Arsenalit në Goodinson Park kundër Evertonit pasditen e së dielës, shkruan portali arbresh.info.
Super goli i realizuar nga sulmuesi Wayne Rooney në minutën e 12′ të ndeshjes së xhiros së nëntë në Premierë Ligë erdhi pas gabimit nga reprezentuesi shqiptar i Zvicrës.
Xhaka ka tani më së shumti gabime (2) që i kanë kushtuar me gol skuadrës së trajnerit Arsene Wenger se çdo lojtarë tjetër i Arsenalit qysh nga sezoni i kaluar.
Mesfushori është kritikuar së fundmi për rolin e tij në golin e fitore së Watfordit javën e kaluar.
Granit Xhaka ka bërë tetë paraqitje deri tani këtë sezon në Premierë Ligë./arbresh.info/
Termokos përfundon sezonin e ngrohjes
Ekstradohen në Kosovë katër persona të kërkuar ndërkombëtari...
Pamje dramatike në Turqi, nxënësit hidhen nga dritaret pas s...
Reagon Hoti: Kosova duhet të ketë president që nuk është nga...
Irani kërcënon mbylljen e transportit detar në rajon nëse vi...
Konjufca: Rrugët tona me Osmanin prapë do të takohen, opozit...