Jeton e vepron në Angli, por dashurinë për vendin e tij nuk e harron asnjëherë.
Mesfushori me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka ka uruar 14 vjetorin e pavarësisë së Kosovës përmes një “story” në Instagram.
Ai kujtoi se në këtë ditë duhet të kujtojmë dhe të përulemi me nderim ndaj luftëtarëve dhe të gjithë atyre që kontribuan ndër vite.
“Sot, ne së bashku fesotjmë një arritje të madhe historike për kombin tonë. Në këtë ditë, ashtu siç në çdo ditë e brez pas brezi, kujtojmë dhe përulemi me ndermin dhe mirënjohjen më të thellë para luftëtarëve, intelektualëve, veprimtarëve, bijëve dhe bijave të kombit tonë që dhanë jetën për ta gëzuar këtë ditë. Në përvjetorin e 14-të të pavarësisë, kemi nderin, krenarinë dhe gëzimin t’i urojmë popullit të Kosovës lumturi dhe prosperitet”, ka shkruar ai në Instagram./Arbresh.info

Edi Rama: Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike në Elbasan...
Alarm i kuq në Rumani, bllokohet transporti ajror dhe rrugor...
Ukraina vendos sanksione ndaj Lukashenkos
Ramadani para ndeshjes me Celjen: Është e vështirë, por asse...
Selimi: Jam besimplotë se drejtësia do të na kthej në atdhe ...
Hajrulla Çeku merr detyrën e Ministrit të Arsimit dhe Shkenc...