Sipas raporteve të ndryshme, AC Milani dhe Interi janë duke kërkuar të dy transferimin në janar të Granit Xhakës – ish kapitenin e Arsenalit.
Mesfushori pritet të largohet nga klubi në veri të Londrës kur të rihapet merkato e transferimeve pas përplasjes me tifozët gjatë zëvendësimit në ndeshjes baras 2 me 2 të Arsenalit kundër Crystal Palaces muajin e kaluar, transmeton portali arbresh.info.
Por, tani thuhet se dy klubet me bazë në Milan janë të gatshme për transferimin e tij për shkak se dëshirojnë t’i përforcojnë skuadrat.

Sky Germany ka thënë se pavarësisht interesimit nga ish skuadra e tij Borussia Monchengladbach për të nënshkruar me të, kosovari nuk dëshiron të rikthehet aty.
Kjo mund t’i hap derën Interit pasi Antonio Conte dëshiron të rris madhësinë e skuadrës së tij në mënyrë për të garuar si në kampionatin vendor ashtu edhe në futbollin evropian.
Milani dëshiron lojtarë me eksperiencë që do t’i ndihmojë lojtarëve të tyre të shumtë pa përvojë.
Të dy skuadrat dëshirojnë të huazojnë atë për të blerë më pas atë në formë të përhershme në fund të sezonit./arbresh.info/
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim