Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka thotë se ata kanë synim për të përfunduar në top katërshe para Evropa Ligës.
Arsenali tani qëndron në pozitën e katërt në tabelë me pikë të ngjashme si Chelsea në pozitë të pestë por me golaverazh më të mirë dhe një ndeshje më pak se “Blutë” ndërkohë që kanë mbetur edhe pesë takime të tjera për tu zhvilluar, transmeton portali arbresh.info.
Në rast se gjërat vazhdojnë të qëndrojnë kështu, rikthimi në Ligë të Kampionëve për sezonin e ardhshëm do të ishte i sigurt për skuadrën e Unai Emery, por ata mund ta arrijnë një gjë të tillë edhe duke fituar trofeun e Evropa Ligës.
“Mendoj se ne duam të qëndrojmë në top katërshe, ne duam të kthehemi në Ligë të Kampionëve”, ka thënë mesfushori kosovar.
“Për mua, Premierë Liga është e para dhe nëse ne mund të shkojmë në finale dhe të marrin Evropa Ligën sigurisht se do të jetë mirë, por për ne është Premierë Liga e para”
“Ne jemi tani vendin e katërt, dy pikë më shumëse United, një ndeshje më pak se Chelsea dhe një pikë prapa Tottenhamit dhe ata luajnë kundër Manchester Cityt këtë vikend. Ky mund të jetë një vikend i madh për ne”, përfundoi Xhaka./arbresh.info/
50 vjet burgim personit që vrau me thikë nxënësin në një shk...
Kryeministri i Gorenlandës: Presioni i SHBA për të marrë ish...
Spanjë: Dy gjermanë humbin jetën pas një sulmi brutal, një t...
Abdixhiku: LDK për 36 vjet ka qenë shtylla e lirisë dhe demo...
Hargreaves vlerëson përpjekjet e KQZ-së për zgjedhje të qeta...
Ardhja e mërgimtarëve për fundvit, kjo është gjendja në pika...