Granit Arifaj pas largimit të papritur i ka kërkuar falje Lirisë.
Ai përmes llogarisë personale në Facebook ka shkruar se ndarja me prizrenasit ka ardhur si rrjedhojë e mos-ambientimit.
“Dua që zyrtarisht t’i kërkoj falje klubit KF Liria kryesisë dhe të gjithë tifozëve për atë se çfarë ndodhi e që tashmë jeni në dijeni të gjithë! I falënderoj për mikpritjen që ma bënë dhe çdo gjë tjetër që ishte e përkryer. Qartësoj se nuk kishte ndonjë problem apo diçka kundër meje u largova për të vetmen arsye që nuk mundesha të ambientohem assesi dhe mendova qe është me mirë për mua edhe për klubin e Lirisë te largohem. Me shumë respekt Granit Arifaj”, ka shkruar Arifaj.
Ndërkohë, sulmuesi i është bashkuar Feronikelit ndërsa pritet të prezantohet nesër te klubi nga Drenasi.
Irani dhe Izraeli ndalin sulmet, Trump thotë se marrëveshja ...
Ushtari kosovar nderohet me çmime prestigjioze në ShBA
Gjyqtarit nga Somalia në Kupën e Botës i ndalohet hyrja në S...
27-vjetori i marrëveshjes që shënoi fundin e luftës në Kosov...
Operacion në disa lokacione kundër krimit të organizuar, tra...
Lista e 10 më të votuarve të LDK-së