Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova i kanë kaluar me sukses përballjet e dyta në Grand Slamin që po mbahet në Paris.
Ato kanë arritur me sukses kualifikimin në çerekfinale, shkruan Gazeta Express.
Distria Krasniqi në kategorinë deri në 52 kilogramë shënoi fitore ndaj xhudistes nga Korea e Jugut, Seyun Jang në raundin e tretë.
Në anën tjetër, Nora Gjakova në kategorinë deri në 57 kilogramë në raundin e tretë e eliminoi bullgaren, Ivelina Ilieva me IPPON
Në garë gjithashtu është edhe Flaka Loxha, e cila e kaloi raundin e dytë në kategorinë deri në 57 kilogramë, duke e mposhtur xhudisten nga Uzbekistani, Nilufar Ermaganbetova.
Në çerekfinale, Loxha do të përballet me serben, Marica Perisic. /Gazeta Express/
Tërmeti godet Iranin, raportohet lëkundje pranë Teheranit
Hoxha Osman Musliu në listën e VV-së për deputet, e publikon...
Raporti i Eurostat, sa është numri i shqiptarëve të kthyer n...
Rritet bilanci i viktimave nga sulmet izraelite në Liban, 2,...
Gabimi i rëndë i portierit ia prish festën Ronaldos, titulli...
Lista zyrtare e kandidatëve të LDK-së për deputetë