Gramoz Vokrri zbulon ëndrrën e babit të tij, flet edhe për FFK-në

14:46 | 10 Qershor 2020 | Edonis Bytyqi

Kualifikimi në Evropianin 2020, që do të zhvillohet vitin tjetër ka qenë ëndërr e legjendës së futbollit shqiptar, Fadil Vokrri.

Kështu ka thënë djali i të ndjerit, Gramoz Vokrri gjatë një interviste për arbresh.info.

Gramozi beson se pranimi në UEFA dhe FIFA ishte sukses kolektiv dhe jo vetëm i Fadilit, sepse ka pasur shumë njerëz që e kanë ndihmuar si brenda Kosovës ashtu edhe në Diasporë.

“Natyrisht me pranimin në instancat më të larta të futbollit, UEFA dhe FIFA mundet me qenë vlerësim pozitiv, por ndonjëherë po harrojmë se nuk ka qenë i vetëm në këtë rrugëtim, ka pasur shumë njerëz të involvuar si brenda Kosovës ashtu edhe në Diasporë, ashtu siç është futbolli sport kolektiv ashtu është edhe ky sukses kolektiv”, tha fillimisht Gramozi.

I pyetur se si ndihet që është djali i legjendës Vokrri, Gramozi u shpreh se është përgjegjësi shumë e madhe, por mbizotëron krenaria.

“Natyrisht është përgjegjësi shumë e madhe, krenari dhe e ka barrën e vet, pra duhet me qenë shumë të kujdesshëm, natyrisht mbizotëron krenaria”, theksoi ai.

Gramozi beson se FFK-ja është duke shkuar në rrugën e duhur, sepse djelmoshat e Kosovës janë duke e realizuar ëndrrën e Vokrrit, pra kualifikimin në Kampionatin Evropian.

“FFK-ja në përgjithësi është duke shkuar në rrugë të mirë sepse djelmoshat tanë janë afër kualifikimit dhe ky ka qenë prioritet dhe përtej prioritetit ka qenë ëndërr e Fadil Vokrrit”, shtoi tutje Gramozi.

Në fund, Gramozi konfirmoi se ende s’ka menduar për t’u bërë kryetar i FFK-së, sepse është më i përqendruar te familja.

“Nuk është diçka që e kam menduar, e kam potencu edhe më herët pasi është laku emri im disa herë, por momentalisht jam i përqendruar nga familja, ku e kemi datën historike me përvjetorin e babait”, përfundoi ai.

Kujtojmë se Fadil Vokrri ndërroi jetë para dy viteve nga një sulm në zemër në moshën 58-vjeçare./E.Bytyqi /arbresh.info/

Gramoz Vokrri: Kualifikimi në Evropian, ëndrra e Fadilit

Gramoz Vokrri zbulon ëndrrën e babit të tij, flet edhe për FFK-në

Publiée par Arbresh.info sur Mercredi 10 juin 2020

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara