Gramoz Vokrri: Xherdan Shaqiri ishte shumë afër t’i bashkohej Kosovës

22:01 | 7 Maj 2021

Gramoz Vokrri, i biri i legjendës, Fadil Vokrri ka zbuluar se Xherdan Shaqiri ishte shumë afër t’i bashkohej kombëtares së Kosovës në futboll para disa viteve.

Vokrri ka treguar se deri në momentet e fundit, një dutë para vendimit të UEFA’s, Shaqiri ka qenë shumë afër për të ardhur tek Kosova

Megjithatë, Xherdan Shaqiri nuk ishte bashkuar me Kosovën, pasi nuk kishte vendim të prerë të FIFA’s se a guxon apo jo ai t’i bashkohet “Dardanëve”

“Xherdan Shaqiri deri në momentin e fundit, deri një ditë para vendimit të UEFA, ka qenë shumë afër me iu bashku Kosovës. Ai nuk u bashkua, sepse nuk kishim siguri nga organet e FIFA’s se a do të pranohet kërkesa e tij apo jo, nuk kishte një vendim të prerë. Rrezikonte të humbte shumë gjëra, jo vetëm vendin. Prap unë e çmoj lartë lobimin që e kanë bërë Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami dhe të tjerët, pasi nuk janë vetëm këta, por janë rastet më të bujshme – sepse janë emra të mëdhenj të futbollit”, tha Gramoz Vokrri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara