Mbrojtësi i Inter-it, Diego Godin ka thënë se nuk ka dyshim për kualitetin e sulmuesit, Lautaro Martinez.
Martinez këtë sezon ka formuar një dyshe mjaftë të rrezikshme me Romelu Lukakun dhe janë duke ‘luftuar’ për titullin e Seria A, transmeton portali arbresh.info.
Uruguaiani në një intervistë për ESPN ka thënë se Martinez ka diçka si Suarez dhe Aguero.

“Ka diçka nga Luis Suarez dhe Sergio Aguero. Është duke mësuar ta përdor trupin, të luaj me shpinë te gola”.
“Është i fuqishëm, ka fizik të fortë. Ai ka besim, por ky besim është duke u rritur çdo ndeshje. Është duke treguar kualitetin e lojtarëve me 10-15 vite eksperiencë”, deklaroi ai.
Argjentinasi mbetet i lidhur me kalimin te Barcelona./arbresh.info.
Zjarr në një apartament në Tiranë
Si ushqehen astronautët në hapësirë? NASA ndan pamje
Trump: Falënderimi i takon Allahut, e marta “ditë ferri” për...
Ambasada e SHBA-së: Pashkë të gëzueshme dhe të bekuara për t...
Pashkë në hije lufte/ Papa Leoni XIV: Të mos paralizohemi ng...
Vuçiq: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit...