Gjilani ka pësuar humbjen e parë në fazën përgatitore që po e zhvillon në Antalia të Turqisë.
Skuadra bardhekuq është mposhtur në miqësoren e dytë nga ekipi i Ligës së Tretë nga Rusia, FK Chayka me rezultat minimal 1-0.
Goli i vetëm në këtë takim u pa në minutën e 27-të, kur mesfushori Anton Orlov u gjend bukur në zonëdhe e dërgoi topin në rrjetë për 1-0.
Kjo ishte sfida e dytë miqësore për Gjilanin në Turqi, pasi të parën e fitoi ndaj ekipit zviceran FC Yvedron.
Nga minuta e parë për Gjilanin startuan: Arion Ymeri, Ylber Kastrati , Oltion Rapa, Franc Veliu, Blend Jakupi, Redon Ismajli, Donjet Shkodra, Edison Kqiku, Elton Calé, Shend Kelmendi, Fiton Hajdari.
Ndërkohë në pjesën e dytë u inkuadruan edhe futbollistët tjerë si: Enea Koliçi , Tomislav Sorsa, Muhamed Useini, Arbër Prekazi, Armend Halili, Yll Hoxha, Besar Musolli, Albert Dabiqaj, Agustin Torassa, Gerhard Progni , Blerim Krasniqi
Ndeshjen e radhës Gjilani do ta zhvilloj ndaj ekipit nga Kazakistani, Shakhtar Karagandy.
Më poshtë mund të gjeni videon e ndeshjes:
Asambleja e PS në Durrës, Rama: Na duhet një mandat më i for...
Vetaksident në Prevallë, humb jetën një shtetas amerikan
Franca në OKB: Përgjegjësit për Banjskën të vihen para drejt...
Kurti nis vizitën në Londër, flet për “kërcënimet e vazhdues...
Ligji për të Huajt, Konjufca: S’është diskriminues, synon pë...
Kurti: Kushtetuta, garancia jonë për demokraci dhe të ardhme...