Agjenti i sulmuesit argjentinas, Sergio Agueros, ka testuar terrenin mbi mundësinë e largimit të klientit të tij nga Manchester City.
Sulmuesi, 29-vjeçar, është i lodhur nga marrëdhëniet e tij të vështira me trajnerin e Manchester Cityt, Pep Guardiola.
Kështu, Aguero nuk e sheh një të ardhme për veten e tij me klubin anglez, pasi klubi po shikon edhe afrimin e sulmuesit të Arsenalit, Alexis Sanchez.
Sipas mediumit spanjoll Don Balon, Aguero tani është duke eksploruar opsionet e largimit nga Etihad, por ka marrë pak inkurajim.
Në të vërtetë, thuhet se tri klubet e mëdha evropiane e kanë refuzuar atë – Real Madridi, Interi dhe Milani.
Të tre klubet janë në treg për një sulmues të ri – por kushtet personale të Agueros janë thjesht shumë të larta dhe nuk ua lejojnë transferimin e tij.
Nëse Aguero do të largohet nga City, ai do të duhet të heqë dorë nga kërkesat e tij të larta për pagë.
Në anën tjetër as çmimi i tij nuk është i ulët pasi mendohet se vlen rreth 80-90 milionë euro.
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi