Granit Xhaka ishte padiskutim lojtari më i mirë i ndeshjes saqë u vlerësua dhe nga UEFA si lojtari më i mirë i takimit Francë-Zvicër, ndeshje ku helvetët morën kualifikimin heroik ndaj kombëtares transalpine pas goditjeve të 11-metërshave.
Mesfushori i Arsenalit dhuroi një super asist tek goli i barazimit të 3-3 në minutën e 90′ me autor Gavranoviç. Xhaka ka bërë një gjest të mrekullueshëm në konferencën për shtyp pas ndeshjes, ku trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkoviç ishte duke folur për këtë kualifikim, lojtari me origjinë shqiptare hyri në këtë konferencë dhe përpara se të ulej i dhuroi çmimin si lojtari më i mirë trajnerit Petkoviç, duke i thënë që ky është trofeu juaj.
Një gjest i mrekullueshëm saqë kjo video u bë menjëherë virale. Zvicra në Grupin A u rendit në vendin e tretë në kuotën e 4 pikëve dhe eci më tej si e treta më e mirë, dhe më pas duke u kualifikuar ndaj Francës në 1/8 dhe në çerekfinale kombëtarja helvete do të gjejë Spanjën në një sfidë që premton gjithçka./GazetaOlle/
Për më shumë shikoni Video
Nga lufta në Kosovë te bullizmi, Shëndriti prek me historinë...
Rama uron besimtarët katolikë për Pashkët: Gëzuar Ditën e Re
Mesha e Pashkëve, Ipeshkvi Gjergji: Bëj thirrje për paqe, pë...
Si mund të tërhiqet një vend nga NATO?
Mot me diell sot në Kosovë, temperaturat 18 gradë celsius
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...