Gjermania fiton “Euro 2020” U21″, mposht Portugalinë në finale

23:04 | 6 Qershor 2021

Kombëtarja e Gjermanisë U21 ka fituar Kampionatin Evropian 2020 në moshat U21.

Gjermania U21 ia doli që në finale të mposht Portugalinë U21 me rezultat minimal 1 – 0, shkruan lajmi.net.

Ishte Lukas Nmecha që pas realizoi golin e vetëm në ndeshje (49′), që e shpall Gjermaninë U21, Kampion të Evropës U21.

Ndërkohë, futbollisti kosovar Mërgim Berisha ishte titullar në ndeshje duke zhvilluar 68 minuta.

Sa i përket Berishës, pritet të shihet vendimi përfundimtar në rast që do mbajë ngjyrat e Gjermanisë, apo do ndryshojë mendje dhe të veshë fanellën e Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara