Gjermani – Itali, fakte rreth ndeshjes

19:29 | 2 Korrik 2016
Arbresh Info

Gjermania do të përballet me Italinë në çerekfinale të UEFA Euro 2016 me shpresën për të arritur në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian për të tretin vit radhazi.

Takimi ndërmjet dy skuadrave zhvillohet në Stade de Bordeaux duke filluar nga ora 21:00, shkruan portali arbresh.info.

  • Gjermani nuk ka pranuar gol në pesë ndeshje radhazi (përfshirë katër të zhvilluara në UEFA Euro 2016) qysh pas ndeshjes miqësore të humbur 3-1 ndaj Sllovakisë.
  • Kjo do të jetë paraqitja e parë e Gjermanisë në Bordeaux.
  • Mungesa e fundit e Gjermanisë në gjysmëfinale ishte në vitin 2004, kur ata nuk i mbijetuan fazave grupore.
  • Italia ka fituar Kampionatin Evropian në vitin 1968.
  • Italia ishte pjesë e katër skuadrave të pamposhtura në ndeshje kualifikuese së bashku me Anglinë Austrinë dhe Rumaninë. Italianët janë gjithashtu skuadra me më së shumti ndeshje të zhvilluara në Kampionate Evropiane pa pësuar humbje.
  • Kjo është paraqitje e dytë e Italisë në Bordeaux pas barazimit me Kilin në vitin 1998, ndeshje e zhvilluar në kuadër të Kampionatit Botëror./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale