Gjermani – Francë, fakte rreth ndeshjes

20:48 | 7 Korrik 2016

Gjermania do të takohet me kundërshtarin më serioz deri tani, Francën, që udhëhiqet nga treshja fantastike GGP.

Takimi, i cili zhvillohet në Stade Velodrome, mund t’i sigurojë Gjermanisë edhe titullin e Kampionatit Evropian por ata do të përballen me një kundërshtarë mjaftë të vështirë, shkruan portali arbresh.info.

  • Ky do të jetë takimi i pestë ndërmjet Gjermanisë dhe Francës në turne madhështor, por i pari në Kampionatin Evropian.
  • Gjermania dhe Franca kanë fituar 36 për qind të finaleve në Kampionatin Evropian. Ata janë dy golashënuesit më të mirë në historinë e turneut (72 gola për Gjermaninë, 60 për Francën)
  • Gjermania ka arritur në gjysmëfinale në gjashtë turnet e fundit, më shumë se çdo skuadër tjetër evropiane, shkruan portali arbresh.info.
  • Thomas Muller nuk ka shënuar asnjë gol në 10 ndeshje në Kampionatin Evropian, ai ka humbur edhe penalltinë në ndeshjen e zhvilluar kundër Italisë të shtunën e kaluar. Ai ka shënuar 10 gola brenda 13 ndeshjeve në Kampionatin Botëror.
  • Franca është në gjysmëfinale në një turne madhështor për herë të parë qysh pas Kampionatit Botëror 2006.
  • Olivier Giroud ka shënuar në dy ndeshjet që ka qenë startues kundër Gjermanisë. Ai ka shënuar gjithashtu edhe në të kaluarën në takimet kundër Manuel Neuerit (një herë për Gjermaninë dy herë për Arsenalin), shkruan portali arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara