Gjermani 0-2 Francë, notat e lojtarëve

23:01 | 7 Korrik 2016

Franca ka mposhtur me rezultat 2-0 Gjermaninë në ndeshjen çerekfinale të zhvilluar në Stade Velodrome duke u bërë finalisti i dytë i Kampionatit Evropian 2016.

Autori i dy golave, Antonie Griezmann është lojtari me notën më të lartë në ndeshje, shkruan portali arbresh.info. Sulmuesi i Atleticos, i cili shënoi për në minutën e 47′ dhe 72′ të ndeshjes, është vlerësuar me notën 8.9. Mbrojtësi shqiptar i Gjermanisë, Shkodran Mustafi është vlerësuar me notën 6.4 pas inkuadrimit në fushë në minutën e 61′ të ndeshjes.

Skuadra e Didier Deschams në finale do të përballet me Portugalinë e Cristiano Ronaldos./arbresh.info

Screenshot_3

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara