Anglia dhe Gjermania kanë ndarë pikët në një spektakël futbolli.
Në kuadër të grupit të tretë të Ligës A të Kombeve, Anglia dhe Gjermania kanë luajtur baras 3:3.
E para skuadër që kaloi në epërsi ishte ajo e Gjermanisë, e cila gjeti golin përmes penalltisë, të cilën në gol e ktheu Ilkay Gundogan.
‘Panzerët’ shënuan edhe një herë me Kai Havertz, i cili me një super-gol dyfishoi epërsinë e kombëtares së tij.
Pas këtij goli, skena ishte për Anglinë. Anglezët gjetën tre gola të shpejtë, për të përmbysur gjithçka.
Luke Shaw (72’), Mason Mount (75’) dhe Harry Kane (83’ P) i dhanë epërsinë ‘Tre Luanëve’, me një përmbysje spektakolare.
Megjithatë, këto tri gola nuk mjaftuan për të mbytur dëshirën dhe moralin e Gjermanisë.
Skuadra e Hansi Flick gjeti forcën të reagonte edhe një herë. Ishte përsëri ylli i Chelsea, Havertz i cili gjeti golin në minutën e 87’, kur goditja e Gnabry u kthye në këmbët e tij, pas pritjes së Pope.
Nga më meritorët për këtë barazim të Gjermanisë ishte edhe Marc Andre ter Stegen që bëri disa pritje vendimtare.
Me këtë barazim, Gjermania qëndron në pozitën e tretë, me shtatë pikë të tubuara, kurse Anglia mbetet në pozitën e fundit me tri pikë në gjashtë ndeshje.
Italia është e para në grupin 3 të Ligës A, me 11 pikë, kurse Hungaria e dyta, ka 10 pikë. /lajmi.net
Trump fton Erdoganin t’i bashkohet Bordit të Paqes për Gazën...
Rama thotë se është ftuar nga Trump për të qenë në Bordin Nd...
Real Madridi rikthehet te fitorja, por `Bernabeu` mbetet në ...
Basha përkujton Skënderbeun: Përveç si strateg e gjeneral i ...
Cakolli: Manipuluesit e votave duhet të përfundojë në burg, ...
Dita e pestë: Vazhdon procesi në QNR, rinumërohen 382 nga 91...