Gjak, grushte e shkelma, çfarë nuk u pa në TV gjatë përplasjes së fitozerive në “Selman Stërmasi”

19:21 | 29 Shtator 2019

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në prag të sfidës mes Tiranës dhe Partizanit.

Tifozeritë e të dyja skuadrave janë përplasur me njëra-tjetrën në pjesën pas porte, 60 minuta pa nisur takimi në “Selman Stërmasi”.

Është dashur ndërhyrja e forcave të sigurisë për të shmangur sadopak këtë përplasje aspak normale.

Pas përplasjes mes tifozëve, në stadium kanë mbërritur edhe forcat e rendit të cilët kanë marrë situatën në kontroll.

Mësohet se arsyeja e këtij sherri masiv është, fonia e stadiumit, e cila është vendosur pranë tribunës ku qëndron tifozeria e Partrizanit, raporton Panorama.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara