Gianluigi Buffon është i vendosur për të finalizuar transferimin e tij në Paris Saint Germain gjatë vikendit.
40-vjeçari u largua nga Juventusi në fund të sezonit të kaluar pas 17 viteve te klubi italian, transmeton portali arbresh.info. Sipas L’Equipe, legjenda e Italisë dhe fituesi i Kampionatit Botëror është i vendosur për të nënshkruar një kontratë dy vjeçare me gjigantin në Liga 1.
Si rezultat i kësaj, Kevin Trapp ose Alphonse Areola pritet të largohen nga klubi dhe Buffon do të jetë përzgjedhja e tyre e parë.
PSG ka promovuar gjithashtu portierin e tyre të ri Sebastien Cibois te skuadra kryesore disa ditë më parë dhe nuk do të jetë e interesuar që të ketë katër portierë në bankinën e tyre.
Andaj, trajneri i ri Thomas Tuchel duhet të marrë një vendin rreth të ardhmes së tyre./arbresh.info/
Reuters raporton për shpalljen e zgjedhjeve në Kosovë: Kriza...
KQZ nesër mbledhje për organizimin e zgjedhjeve të reja
Tetë raste me fruth në Kosovë, IKSHPK thirrje për vaksinimin...
UEFA sqaron pse nuk u dha penallti në rastin e Ezes
Barcelona në ndjekje të talentit të PSG-së
Begaj në 75-vjetorin e Aviacionit Ushtarak: Nga transformimi...