Milani ka marrë një fitore jashtëzakonishtë të rëndësishme në udhëtim te Genoa.
Rossonerët fituan ndeshjen me rikthim 1-2, ndërsa në fund të ndeshjes vendasit kanë humbur penallti.
Pas ndeshjes ka folur trajneri i Rossonerëve, Marco Giampaolo që ka thënë se lojtarët nuk e lanë në baltë.
“Burrat e mirë nuk të lënë në baltë në momente të vështira. Jam shumë krenar me lojtarët e mi”, ka deklaruar Giampaolo.
“Kemi luajtur mirë, lojtarët kanë bërë atë që i kërkova të luftonin deri në fund dhe atë e bënë”, u shpreh italiani.
Kjo ishte fitorja e tretë për Milanin në shtatë ndeshjet e para, ku kanë pësuar katër humbje.
Rossonerët janë tani në pozitën e 11 në tabelë me nëntë pikë të grumbulluara.
Rama e emëron Sokol Havollin për një mandat të ri në Drejtor...
Shtyhet pak seanca ndaj Hashim Thaçi për rastin e pengimit t...
Goditet banda shqiptare në Spanjë/ Arrestohen 4 shqiptarë, s...
Polonia planifikon ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët n...
“Marrëveshje detyruese për njohjen e Kosovës”, Vuçiq del me ...
Nisma e propozon Fatmir Limaj për President të Kosovës