GDS: Inter vihet pas Dybala, Marotta optimist për argjentinasin

08:17 | 14 Janar 2022

Inter po përgatitet për një lëvizje sensacionale që mund të afektojë rivalin direkt, Juventusin.

Raportime nga Gazzetta dello Sport bëjnë të ditur se Inter është vënë pas kartonit të argjentinasit, Paulo Dybala, transmeton lajmi.net.

Me kontratën që i skadon më 30 qershor, lojtari po pret të rejat nga klubi. Këtu pritet të ndërhyjë Beppe Marotta, për të planifikuar një sulm për të.

Inter veçse ishin duke menduar për një sulmues të ri dhe Gianluca Scamacca ishte në listën e dëshirave. Por, emri i Dybala ndryshon çdo gjë.

Dybala tek Inter – janë shkrimet dhe fotografitë që mbulojnë ballinat e gazetave italiane sot.

Lajmet më të lexuara