Trajneri i Napoli ka përcjell një mesazh për gjithë tifozët në botë.
Gennaro Gattuso, njeriu në krye të skuadrës së Napoli, ka përcjell një mesazh të rëndësishëm në kohën e krizës së Covid19.
Italia, vendi ku Gattuso vepron, është vendi më i goditur nga ky virus. Trajneri ka shfrytëzuar rastin t’iu bëjë thirrje të gjithëve që të qëndrojnë në shtëpi, për të parandaluar përhapjen.
“Përshëndetje të gjithëve, jam z.Gattuso. Dua t’iu përshëndes gjithë italianëve, gjithë tifozët e Napolit, gjithë evropianët dhe tifozët e futbollit në botë” ka thënë Gattuso, transmeton lajmi.net.
“E di se jeni në momente të vështira, dhe nuk është e mirë. Ju kërkoj që të qëndroni në shtëpi. Është fundamentale, sepse doktorët tanë dhe infermierët janë duke bërë punë të shkëlqyer” ka shtuar italiani.
“Më vjen keq për ata që na lanë, dhe për këtë duhet respektuar rregullat. E di se është e vështirë, por të gjithë duhet të tentojnë” ka thënë ndër të tjerash trajneri.
Gattuso dhe skuadra e tij kanë shtyrë vendimin për rikthim në stërvitje, deri sa situata të përmirësohet.
Kurti pret përfaqësues të Parlamentit britanik në Prishtinë,...
Gjeneralmajori i Gardës Kombëtare të Iowa-s, Osborn uron Kos...
Zhbllokohet rruga drejt Malit të Zi, lejohet qarkullimi për ...
Trupat shqiptare në stërvitje për KFOR ’36 në Gjermani, Veng...
Përfundojnë bisedimet në Gjenevë, Zelensky akuzon Rusinë për...
Arrestohet një i ri në Ferizaj, konfiskohet armë zjarri edhe...