Ditën e sotme do të startojë xhiro e tretë dhe e fundit e ndeshjeve të fazës së grupeve të Botërorit “Katar 2022”.
Në orën 16:00 do të vendosen fatet e grupit A, ku Senegali do të përballet me Ekuadorin dhe Hollanda me Katarin, ndërsa në orën 20:00 do të përballen Iran-USA dhe Angli-Uells.
Në një konferencë për shtyp, përpara ndeshje Angli-Uells, tekniku i “tre luanëve”, Gareth Southgate ka vlerësuar aftësitë e sulmuesit uellsian Gareth Bale, duke e konsideruar atë si një lojtar të aftë, që shkëlqen në momente të rëndësishme.
“Kjo do të varet nga roli që luan, por ne e dimë se ai është i aftë të prodhojë momente të shkëlqyera individuale , si brenda ashtu edhe rreth zonës.”,- u shpreh Southgate për liderin e Uellsit.
Kurti kujton Masakrën e Rakovinës në përvjetorin e 27-të: Dh...
KQZ: Rinumërohen 1,500 vendvotime, procesi përfundon në 22 k...
Aksioni i dytë i policisë brenda ditës: Zbulohet arsenal arm...
Presidenti i PSG-së, Al-Khelaifi nis negociatat për të sigur...
Kontraktorët dëmtojnë gypin, ndërpritet furnizimi me ujë në ...
Aksident fatal në rrugën Gjakovë–Prizren, humb jetën një 81-...