Lionel Messi është mungesa e madhe e PSG-së për ndeshjen e së martës ndaj Benfica-s.
Ylli argjentinas po përballet me një problem fizik dhe nuk do të jetë në skuadër.
Trajneri i PSG, Christophe Galtier gjatë një konference për shtyp foli rreth lëndimit të Lionel Messit, përcjell GazetaBlic Sport.
“Messi ndjeu një dhimbje në këmbën e tij gjatë ndeshjes së parë kundër Benfica-s. Ai ndihet më mirë tani, menduam se mund të jetë i gatshëm në këtë ndeshje, por ai është ende i kufizuar dhe në një lojë të kësaj rëndësie ka preferuar të qëndrojë jashtë. Edhe kështu, ka shumë gjasa që të mund të luajë kundër Marseille”, tha fillimisht ai.
“Është shumë e rëndësishme, veçanërisht në mënyrën se si arrin të lidhesh me Mbappen dhe Neymar, kështu që mund të jesh kurr i qetë kur ai nuk luan. Tani, le të gjejmë mënyra të tjera për të mposhtur kundërshtarin tonë”, përfundoi trajneri i PSG.
Barcelona “gjunjëzohet” në “San Sebastian&...
Starmer paralajmëron Trump për tarifat për Greenlandin
Mot i ftohtë të hënën me ngrica, temperatura deri në -9°C
Finale me tension e dramë, Senegali triumfon në Kupën e Komb...
Ndryshime të vogla ditore mund t’ju shtojnë vite jetë, zbulo...
Pesë familje në Britani padisin TikTok-un pas vdekjes së fëm...