“Era arabe” ka nisur prej më shumë se dy muajsh te Newcastle United, por vetëm gjatë merkatos së janarit pritet të ndjehen efektet, pasi klubi anglez lufton për mbijetesën në Premier League dhe i ka të detyrueshme përforcimet në merkato.
Emra të shumtë janë lakuar si afrime të mundshme te “Magpies”, megjithatë nuk është aspak e lehtë, pasi futbollistët e mëdhenj nuk joshen të luftojnë për mbijetesë.
Së fundi ka dalë në skenë emri i Gabriel Barbosës, sulmues brazilian i Flamengos, që në të shkuarën ka luajtur edhe një sezon me Interin në kampionatin italian.
Mediat braziliane raportojnë se Newcastle e ka kërkuar sulmuesin në huazim me të drejtë blerjeje për 30 milionë euro, ofertë kjo që duket se kënaq edhe brazilianët e Flamengos.
Katër të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor
“Je pa karrierë”, Ermiona flet për Sonin pas daljes nga Ferm...
“Mjaft me izolim!” – Protestohet në Çakorr për hapjen e kufi...
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit