Simeones pas golit për 1 me 0 të Atleticos kundër Juventusit nuk është tretur aspak nga tifozët e “Zonjës së Vjetër”.
Një gjest i turpshëm me duar te organet gjenitale, i justifikuar në formë “ironike” nga trajneri i “Colchoneros” që sipas tij iu drejtua tifozëve për t’iu bërë të ditur që skuadra e tij “ka testikuj”, transmeton portali arbresh.info.
Një gjest si ky padyshim se është shumë i keq dhe ndoshta kjo mund t’i kushtoj edhe me ndëshkim nga UEFA, por gjërat nuk janë lënë me kaq sepse tifozët e Juventusit kanë marshuar në profilin e Simeones në Instagram.
Foto e trajnerit me beben e porsalindur me emrin Valentina më 11 shkurt ka qenë shënjestër e tifozëve.
Përveç ofendimeve të shumta, tifozët e skuadrës italiane i ka uruar vdekjen atij dhe vajzës së tij./arbresh.info/
Garda Revolucionare e Iranit lëshon paralajmërim për anijet:...
Peja kalon në gjysmëfinale pas fitores ndaj Yllit, përballet...
Irani: Në Ngushticën e Hormuzit do kalojnë vetëm anijet që p...
Ministri Ferit Hoxha takohet me ministrin e Jashtëm serb: Fo...
Mot me diell të dielën, temperaturat deri në 23 gradë
Babai i Mateos takon për herë të parë “nusen” Brikenën: “Jam...