Futbollisti vdes në moshën 27 vjeçare pas një aksidenti trafiku

11:05 | 11 Janar 2022

Mediat turke raportuan të martën se mbrojtësi ndërkombëtar, Ahmet Çalik ka humbur jetën në një aksident trafiku mëngjesin e sotëm.

Sipas ekipeve të shpëtimit, 27-vjeçari ka vdekur në vend pasi makina e tij ka rrëshqitur në qytetin Hacilar në lagjen Golbasi.

Ahmet Çalik e filloi karrierën e tij profesionale me Gençlerbirligi para se të vishte fanellën e Galatasarayt, për tre sezone, pastaj Konyaspor.

Ai gjithashtu ka tetë paraqitje dhe një gol.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara