Futbollisti shqiptar me ekip të ri

10:17 | 13 Dhjetor 2017

Fabio Sakaj, mesfushori 19-vjeçar shqiptar, është bërë me ekip të ri, pasi ka lënë skuadrën e Modenës dhe është zyrtarizuar në një tjetër ekip të Lega Pro.

Sot ai është prezantuar te Racing Fondi, ku prej janarit do të ketë mundësinë të luajë. Ky klub po përforcohet gjatë kësaj periudhe dhe Sakajn e konsideron një prej lëvizjeve të rëndësishme, shkruan Sportal.al.

Mesfushori është lakuar shpesh për të lëvizur nga Modena dhe ky moment ka ardhur. Tashmë 19-vjeçari pret që të luajë dhe të tregojë aftësitë e tij dhe më pas të bëjë hapin e madh. /Sportal.al

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara