Panik dhe ankth në sfidën e Kategorisë Superiore mes Egnatias dhe Tiranës në “Egnatia Arena”. Në minutën e 33-të të takimit pas një përplasjeje në fushë me futbollistin e vendasve, Ojediran Hmazat, Klevi Qefalija i Tiranës ka mbetur pa ndenja në fushë dhe i gjakosur. Futbollistët e të dyja skuadrave, të traumatizuar për atë që po u shihnin sytë, kërkuan menjëherë ndihmën e autoambulancës, për t’i dhënë ndihmën e duhur lojtarit të dëmtuar.
Të tronditur nga ngjarja, lojtarët (disa nuk mundën të përmbanin as lotët) e kishin të vështirë të rinisnin ndeshjes. As ndërhyrja e delegatit dhe vëzhguesit nuk i bindën dot futbollistët e Tiranës, derisa, pas 10 minutash,nga spitali i Rrogozhinës erdhi lajmi që Qefalia është përmendur.
Ndeshja rinisi në minutën e 43-të dhe kohën e humbur nga dëmtimi i futbollistit të Tiranës kryesori e rikuperoi duke akorduar 10 minuta shtesë. Sa i përket kronikës së ndeshjes, bardheblutë kishin kaluar në epërsi që në minutën e 14-të me gol të Sherif Kallakut./SS/
OKB i bën thirrje Iranit të ndalojë dhunën dhe të rivendosë ...
KQZ vendos për rinumërimin e 914 nga 2,557 vendvotime nga zg...
Policia e Kosovës arreston shtetasin e huaj, ishte i kërkuar...
Spiropali njofton vizitë në Kiev gjatë javës: Krimet barbare...
Termokos: Për shkak të rënies së Bllokut 1, furnizimi me ngr...
Pacolli uron një fillim të mbarë të këtij viti nga Parisi