Futbollisti i Milanit, Tiemoue Bakayoko ka bërë bujë në media ditët e fundit. Kjo pasi policia italiane e arrestoi gabimisht atë në rrugë, por e liruan menjëherë kur e panë se kush është.
Në lidhje me këtë rast, Bakayoko ka folur për herë të parë. Ai u shprehë i zemëruar me sjelljen e policisë italiane, shkruan arbresh.info
“Të gabosh është njerëzore dhe nuk kam asnjë problem me këtë gjë por mënyra dhe metodat e përdorura nga policia sipas mendimit tim, janë problematike. Mendoj se e kaluan kufirin. Pse nuk më kërkuan thjesht dokumentat në mënyrë normale?”, tha francezi fillimisht.
Tutje, ai tregoi se policia ia kishte drejtuar pistoletën, duke ia rrezikuar jetën.
“Në videon e postuar në rrjetet sociale nuk duket e gjithë skena sepse ajo që është shfaqur është pjesa më e qetë e ngjarjes. E pashë veten me një pistoletë të drejtuar ndaj meje nga vetëm 1 metër largësi. Ata vendosën seriozisht në rrezik jetën tonë”, tha Bakayoko.
Francezi u shprehë se nuk justifikohet sjellja e policisë italiane.
“Kushdo që të ketë qenë motivi, nuk e justifikon sjelljen sepse ata nuk ishin të sigurt për identitetin e të ndaluarit. Pasojat mund të kishin qenë më të rënda nëse nuk do të kisha ruajtur qetësinë dhe nëse nuk do të isha një futbollist”, përfundoi futbollisti i njohur./arbresh.info/
Në 11 komuna rifillon numërimi i votave për deputetë, KQZ je...
63 seanca, asnjë rezultat: Kriza e pazakontë e Kuvendit të K...
Monedha e re: Bullgaria kalon në euro
Për vitin 2026, Papa Leoni bën thirrje për paqe
Drita “shndërriti” në vitin 2025, u shpall kampion në Kosovë...
“Jemi shumë sevdali” – Si festohet Viti i Ri në familjen e p...