Një futbollist i panjohur francez ka vendosur të shesë medaljen e artë të fituar në Kupën e Botës në vitin 2018 në Rusi.
Ai fitoi mbi 71 mijë dollarë nga shitja e medaljes në një ankand në Los Anxhelos.
Shkaku i pandemisë, ky ankand u zhvillua vetëm në internet dhe u morën më shumë se 100 oferta, më e madhja nga Anglia, përcjell lajmi.net.
Përveç medaljes së futbollistit francez, ishin edhe dy të tjera në ankand. Njëra nga Kupa e Botës së vitit 1994 e mbajtur në ShBA dhe tjetra nga Kupa e Botës e vitit 2002.
Ari nga Amerika u shit për 48 mijë dollarë, ndërsa medalja e Kupës së Botës nga Japonia dhe Koreja, për 50 mijë dollarë
Hysen Durmishi: 85% e punimeve në rrugën Prishtinë–Podujevë ...
LDK në takim maratonë, mbi tri orë diskutime – çka po ndodh?
Ngricat mbyllin aeroportet nëpër Evropë
Arratisje “spektakolare” në Durrës, Altin Ndoci ikën nga spi...
KESCO: Dy ditët e fundit 50% e konsumit u mbulua nga importi
Trump: Vazhdojeni protestën, ndihma po vjen!