Sonte, në kuadër të xhiros së 33-të të Serie A, do të luajnë dy skuadrat pretendente për fitimin e titullit kampion, Milan dhe Inter.
“Kuqezinjtë” do presin Genoan më fillim nga ora 21:00. Pas barazimit ndaj Torinos në xhiron e kaluar, skuadrës së Stefano Piolit nuk i lejohen më hapa fals.
Dy orë më herët, rivalet e Milanit nga i njëjti qytet, Inter do të udhëtojë për ne Spezia, në një ndeshje ku tri pikët janë të domosdoshme.
Milan dhe Inter gjenden në pozitën e parë dhe të dytë me vetëm dy pikë dallim nga njëra-tjetra.
“Nerazzurët” gjenden në pozitën e dytë me 66 pikë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar. /Lajmi.net/
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...