Fulhami është duke e shqyrtuar mundësinë e transferimit të mbrojtësit të Interit, Stefan de Vrij.
FC Inter News raporton se klubi nga Liga Premier është ndër të fundit që kanë shprehur interesim për holandezin, i cili mund të largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit.
Në rast se Nerazzurrët nuk ia rinovojnë kontratën në muajt në vijim, ai do të ketë të drejtë të nisë bisedimet me klubet e interesuara që në janar.
Newcastle United është ndër klubet më të interesuara për shërbimet e tij, pasi ka në ofertë një kontratë trevjeçare me përfitime neto prej gjashtë milionë eurosh në sezon.
De Vrij përfiton 4.2 milionë euro në sezon te Interi, megjithatë është i interesuar në radhë të parë që ta vazhdojë qëndrimin te zikaltrit, para se të vendosë për një klub tjetër. /Telegrafi/
Real Madridi rikthehet te fitorja, por `Bernabeu` mbetet në ...
Basha përkujton Skënderbeun: Përveç si strateg e gjeneral i ...
Cakolli: Manipuluesit e votave duhet të përfundojë në burg, ...
Dita e pestë: Vazhdon procesi në QNR, rinumërohen 382 nga 91...
Macron shfaqet me syze dielli në punë – pamje të rralla nga ...
Brukseli i bën sërish thirrje Serbisë të hetojë pretendimet ...