FSHF konfirmon ndeshjen miqësore mes Shqipërisë dhe Katarit

12:48 | 28 Tetor 2022
Vjollca Gajraku

Shqipëria do të luajë një miqësore të tretë në muajin nëntor përveç atyre ndaj Italisë (16 nëntor) dhe Armenisë (19 nëntor) të zyrtarizuara tashmë prej disa ditësh.

Federata shqiptare e Futbollit ka njoftuar se Kombëtarja Shqiptare do të përballet me Katarin në ndeshjen që do të luhet më datë 9 nëntor në Marbella të Spanjës e që do të nisë në ora 18:30.

Të dyja Federatat kanë arritur marrëveshjen për këtë miqësore dhe kanë zyrtarizuar akordin për atë që do të jetë përballja e tretë në histori mes dy vendeve./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale