
AMSTERDAM - Ajax coach Erik ten Hag during the Dutch Eredivisie match between Ajax and AZ Alkmaar in the Johan Cruijff Arena on April 25, 2021 in Amsterdam, Netherlands. ANP MAURICE VAN STEEN
Sapo është mbyllur merkato e janarit dhe skuadrat tashmë janë fokusuar te pjesa e dytë e sezonit, ndërsa në shtëpinë e Manchester United po mendojnë seriozisht për të ardhmen.
Trajneri holandez, Erik ten Hag i ka idetë e qarta për të ardhmen dhe për këtë arsye ai ka bërë gati edhe listën e lojtarëve, të cilët do të dalin në merkato gjatë verës, pasi nuk bëjnë më pjesë në planet e tij.
Kështu, mediet angleze raportojnë se, trajneri ka vendosur në këtë listë gjashtë futbollistë, duke nisur nga Harry Maguire, Scott McTominay, Anthony Martial, Donny van de Beek, Eric Bailly dhe Alex Telles.
Katër lojtarët e parë janë pjesë e skuadrës aktualisht në këtë sezon, ndërsa Bailly është i huazuar te Marseille, ashtu si Alex Telles i cili aktualisht po luan te Sevilla dhe sipas medieve angleze, Ten Hag ua ka komunikuar këtë gjë lojtarëve që këta të fundit të nisin që tani dhe të mendojnë për të ardhmen e tyre.
Jude Bellingham humb disa përballje të rëndësishme pas lëndi...
Arrestohet grupi pas sulmeve në aeroportin e Damaskut, armët...
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...