Ish-futbollisti i Interit, Fredy Guarin, duket se ende e ka gjakun të nxehtë nga rivaliteti me Juventusin.
Edhe pse ka kohë që ai nuk luan për Interin, duket se urrejtja për Juventusin është evidente.
Klubi nga Torino transferoi Cristiano Ronaldon pas një sage të shkurtër transferuese që kushtoi mbi 100 milionë euro.
Dhe, Guarin në llogarinë zyrtare në Twitter ka kujtuar gjestet e Chiellinit kundër Cristiano Ronaldos, duke i lënë edhe një porosi interesante.
https://twitter.com/fguarin13/status/1019589607959289859?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1019589607959289859&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Ffredy-guarin-ironizon-chiellinin-publikon-nje-foto-ku-polemizoi-ronaldon%2F
“Ky është futbolli, një ditë je rival në fushë e tjetrën je në një ekip”, ka shkruar Guarin në këtë postim të tij.
Chiellini dhe Ronaldo kanë polemizuar shpesh pasi janë përballur disa herë në vitet e fundit në Ligën e Kampionëve.
Ky është vetëm një prej shumë reagimeve ndaj Juventusit pas transferimit të Ronaldos, transferim ky që shokoi sidomos futbollin italian. /Telegrafi/
Jakaj: Mbi 40% e seancave të Kuvendit ishin të jashtëzakonsh...
Banka Europiane e Investimeve financim 20 mln euro për bizne...
PSD mban aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës
Partitë dhe IKD në debat rreth punës së legjislaturës së 10-...
PSD: Qëllimi ynë është të kalojmë pragun zgjedhor
Lajm i mirë për Barcelonën, gjiganti evropian tërhiqet nga g...