Eitracht Frankfurti dhe Chelseat kanë barazuar 1-1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Evropës.
Befasia e këndshme e futbollit gjerman doli të jetë arrë e fortë edhe për Chelsean në Ligën e Evropës.
Sulmuesi Luka Jovic shënoi në minutën e 23-të të takimit pas asistimit të Filip Kostic për t’i dhënë epërsinë Frankfurtit (1-0).
Chelsea reagoi në minutën e 26-të me Pedron, por pa sukses.
Në minutën e 43-të tentoi edhe Ruben Loftus-Cheek, por as ky nuk e gjeti rrugën e rrjetës.
Dyshja Ruben Loftus-Cheek dhe Pedro ishin fatal në minutat e fundit të pjesës së parë, kur spanjolli shënoi për 1-1 me një goditje të fort brenda zonës.
Pjesa e dytë solli raste sidomos për londinezët, por jo gola.
Rast të mirë në minutën e 54-të kishte Loftus-Cheek, por gjuajti mbi kuadrat.
Pas tij provoi David Luiz nga goditja e dënimit pa sukses.
Në minutën e 77-të, Kevin Trapp bëri pritje të bukur kur Luiz gjuajti me kokë.
Frankfurti u kundërpërgjigj me David Abraham, por goditja e tij shkoi mbi transversale.
Rezultati i ndeshjes së parë lë lojë të hapur për të dytën që do të zhvillohet pas një jave në Stamford Bridge.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës