Gjyqtari që tentoi të godasë një futbollist të Nantesit para se ta përjashtonte nga ndeshja me Paris Saint-Germainin, është suspenduar deri në një njoftim të radhës nga Federata Franceze e Futbollit.
Mbrojtësi Diego Carlos rrëshqiti dhe e rrëzoi gjyqtarin Tony Chapron i cili menjëherë provoi ta godasë me këmbë. Pasi u ngrit në këmbë Chapron e ndëshkoi me karton të verdhë, që ishte i dyti dhe duke e larguar nga ndeshja.
PSG fitoi 1 me 0 këtë ndeshje.
“Bordi për gjyqtarë ka vendosur që të largojë Tony Chapronin deri në një njoftim të radhës”, ka thënë FFF duke shtuar se Chapron do të ftohet për takim me komitetin disiplinor të federatës franceze.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...