Trajneri i Përfaqësueses së Francës, Didier Deschamps ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për Kupën e Botës që do të fillojë këtë muaj në Katar.
Deschamps ka vendosur ta konfirmoj listën me 25 futbollistë të ftuar, ku nuk mungojnë edhe befasitë.
Mungesat e mëdha të Francës do të jetë N’Golo Kante dhe Paul Pogba, teksa Deschamps nuk e ka ftuar as yllin e Real Madridit, Ferland Mendy.
Emrat që janë ftuar dhe pritet ta mbajnë barrën e skuadrës janë Kylian Mbappe, Antoine Griezmann, Karim Benzema dhe Hugo Lloris.
Trajneri i Francës gjithashtu ka ftuar edhe Raphael Varanen, i cili ishte në dyshim shkaku i lëndimit, teksa një vend ka fituar edhe Eduardo Camavinga dhe Olivier Giroud.
Lista e Francës
Portier: Lloris, Areola, Mandanda.
Mbrojtës: Pavard, Kounde, Varane, Kimpembe, Saliba, L.Hernandez, T.Hernandez, Konate, Upamecano.
Mesfushorë: Rabiot, Tchouameni, Y.Fofana, Guendouzi, Veretout, Camavinga
Sulmues: Coman, Mbappe, Benzema, Giroud, Griezmann, O.Dembele, Nkunku
Ivanka Trump vijon qëndrimin në Vlorë, viziton zonën e Zvërn...
Chelsea vendos një çmim për yllin kryesor dhe zgjedh një zëv...
Gucati: Ish-udhëheqësit e UÇK-së do të dalin të pafajshëm
Aderimi i Shqipërisë në Bordin e Paqes, Kuvendi miraton me 8...
Ligjvënësit amerikanë i kërkojnë DASH-it t’i shqyrtojë...
Osmani në ceremoninë e themelimit të Bordit të Paqes në Davo...