Franca ka mundur sonte me rezultat 2-0 Finlandën për ta bërë një hap të madh drejt kualifikimit në Katar 2022. Griezmann (25, 54) shënoi të dy gola për Francën duke bërë që kampionët e botës të jenë shumë më afër kualifikimit në Botëror tani.
Franca ka kryer punën sonte në Lyon duke e mposhtur Finlandën me rezultat 2-0.
Kroacia fiton derbin me Slloveninë, kryeson në Grupin H – Gazeta Express
Dëshiron të maksimizosh fuqinë tënde mashkullore? Provo këtë
Franca e nisi më mirë këtë ndeshje dhe ishin me të qetë në aksionet e tyre derisa bllokuan finlandezët në shumicën e reparteve të fushës.
Goli i parë për Francën do të vinte në minutën e 25-të dhe ishte një gol i bukur i Griezmann me të majtën e tij. Atë e asistoi sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema.
Për më shumë shikoni golin : Video
Pjesa e parë do të përfundonte me këtë rezultat minimal të francezëve.
Në pjesën e dytë Franca ishin përsëri më të mirë se Finlanda.
Por, protagonist ishte përsëri sulmuesi i njohur francez Antoine Griezmann.
Ai do të shënonte përsëri, kësaj radhe i asistuar nga Dubois për golin e dytë personal në këtë ndeshje në minutën e 54-të.
Për më shumë shikoni golin : Video
Franca deri në fund të ndeshjes pati edhe disa raste për shënim por që nuk i shfrytëzoi si duhet.
Pas kësaj fitoreje, Franca renditet e para në Grupin D me 12 pikë, 7 më shumë se Ukraina dhe Finlanda që kanë nga 5.
Francës i duhet që të mos gabojë edhe në dy ndeshjet e mbetura dhe të kualifikohet tutje në Katar 2022. Kujtojmë se Franca ka edhe dy ndeshje për të zhvilluar derisa Finlanda që ka 5 pikë edhe katër të tilla. Në rast se fiton në katër ndeshje ata do të arrinin që t’i shkaktonin kokëçarje francezëve.
Në lojë po ashtu është edhe Bosnje Hercegovina që po ashtu ka edhe katër ndeshje për të zhvilluar.
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...