Formacioni zyrtari i Shqipërisë, Reja zgjedh si titullarë tetë lojtarë të Superiores

16:02 | 26 Tetor 2022
KRG

Edi Reja ka zgjedhur formacionin titullar me të cilin do të zbresë në fushë kombëtarja e Shqipërisë në miqësoren ndaj Arabisë Saudite, që fillon prej orës 16:30.

Skema është ajo e zakonshmja – “3-5-2” – ndërkohë që trajneri italian u ka dhuruar nga një fanellë titullari tetë futbollistëve nga Abissnet Superiore.

Miqësore, “Al Nahyan Stadium”, Abu Dabi

ARABIA SAUDITE-SHQIPËRI

Formacioni zyrtar i SHQIPËRISË (3-5-2): KASTRATI; HADROJ, GURISHTA, BITRI, TURKAJ, MARKU; MALA, DELIU, MUÇOLLI; CIKALLESHI, XHIXHA.

Shpërndaje në rrjete sociale